​Lukaku përfshihet direkt në bisedimet mes Chelseat dhe Interit

Futboll

​Lukaku përfshihet direkt në bisedimet mes Chelseat dhe Interit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:21
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Interi dhe po vazhdon të luajë një rol vendimtar në negociatat me Chelsean.

E ardhmja e 30-vjeçarit aktualisht është shumë e pa qartë, pasi është rikthyer te “Blutë” pas përfundimit të periudhës së huazimit te gjiganti italian.

Lukaku nuk ka dëshirë të luajë përsëri për Chelsean dhe po stërvitet individualisht në Sardenjë të Italisë, ndërsa pret që të arrihet një marrëveshje. Ai gjithashtu ka marrë një ofertë serioze nga Arabia Saudite dhe ka tërhequr vëmendjen e Juventusit.

“La Gazetxta dello Sport” raporton se Lukaku dhe avokati i tij Sebastian Ledure kontaktuan zyrtarisht dje me Chelsean dhe janë gati për të nisur fazën e dytë të negociatave.

“Blutë” duan të paktën 45 milionë euro për sulmuesin belg dhe oferta e parë e Interit ishte rreth 30 milionë, por kjo ofertë pritet të përmdirësohet ditëve në vijim.

“Nerazzurrët” duan t'i mbyllin gjërat së shpejti, të etur për të pasur Lukakun në kohë për kampin stërvitor parasezonal dhe të vetëdijshëm për konkurrencën në rritje për nënshkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat