Ja si pritet të luajë Vllaznia në Ligën e Konferencës

Futboll

Ja si pritet të luajë Vllaznia në Ligën e Konferencës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 16:47
Vllaznia

Pavarësisht se janë edhe dy ditë përgatitjesh për takimin e së enjtes ndaj skuadrës irlandezoveriore, nga sa mësohet tekniku Memelli ka skicuar edhe formacionin dhe skemën me të cilën do të përballet me këtë skuadër.

Nga sa mësohet, trajneri duket se e ka vendosur mënyrën se si do të luajë në Europë, por ndoshta edhe në kampionat, gjithnjë nisur nga organika që ka në dispozicion.

Tekniku i kuqebluve ka vendosur që të luajë me skemën klasike 3-4-3, atë që ka përdorur edhe në miqësoret e zhvilluara në Bosnje. Formacioni do të nisë me portierin Qarri në portë. Qendra e mbrojtjes do të plotësohet nga Stojanoviç, Juriç dhe Cheshmedjiev.

Nga ana tjetër, Memelli pret shumë nga dy krahët, Smajli nga e djathta dhe Hakaj nga e majta. Pavarësisht se për sa i përket mesfushorit të djathtë në përballjen e fundit mes grupit ka aktivizuar me ekipin e parë Dragoshin. Por mesa mësohet me Smajlin në të djathtë skema që aplikon Memelli jep më shumë efikasitet.

Në mesfushë para mbrojtjes, tekniku ka mendimin që të vendosë Boshnjakun dhe Alivodën.

Nga ana tjetër, sulmi është vendosur me treshen Mala, Balaj dhe pritet që të ketë një balotazh mes Dodev ose Çobës. Më me prioritet duket që të jetë shkodrani Çoba. Megjithatë do të jetë tekniku që do të vendosë për emrin që do të jetë në vijën e parë.

Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Vllaznisë së Migen Memellit për ndeshjet e Europës me afrimet e fundit. Me këtë formacion, kuqeblutë pritet që të luajnë në ndeshjen e parë në transfertë përballë irlandezo-veriorëve të Linfildit. Vllaznia kërkon një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në sfidën e kthimit në Shkodër. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për ta realizuar diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat