Trajneri i BATE: Do luajmë ndryshe ndaj Partizanit

Futboll

Trajneri i BATE: Do luajmë ndryshe ndaj Partizanit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:56
Pamje nga konferenca

Kiril Alshevski, trajneri i BATE Borisov, e ka cilësuar të merituar barazimin e skuadrës së tij në Tiranë ndaj Partizanit në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

“Partizani ishte një ekip shumë i fortë, individualisht lojtarët ishin shumë të mirë, shumë guximtarë. Më të freskët se sa ne, ne kjo na mungoi, freskia te lojtarët tanë. Por ishte një lojë e mirë, lojë e fortë.

Pas një jave do ta shikojmë, duhet të jemi patjetër të çlodhur se jemi lodhur shumë. Mendoj se do të jemi shumë më të freskët dhe do të tregojmë një lojë tjetër.

Nuk mund ta them se ndeshja e kthimit do të jetë më e lehtë. Por kjo do të jetë një ndihmë e mirë se tani e njohim kundërshtarin tonë dhe mund të bëjmë diçka.

Do jemi më të çlodhur. Në rastin konkret, lojtari që erdhi dje në Tiranë luajti goxha mirë. Pres që të jetë një ndeshje e mirë ajo e kthimit dhe në vazhdimësi se janë të mirë. Qendërmbrojtësi kryesor vetëm dje erdhi në Tiranë dhe nuk kishte kohë të çlodhej.

Të them të drejtën ishte një ndeshje e fortë, të dy skuadrat patën raste. Por ishte një barazim i merituar. Normalisht nuk jemi të kënaqur, por duke pasur parasysh vështirësitë që po kalon klubi, është një rezultat i mirë.

Ne do të marrim masa për të gjithë në ndeshjen e kthimit. Por më shumë ndaj sulmuesit të qendrës. Mba. Ai ishte shumë i mirë në prekjen e topit, nuk e lëshonte, ishte goxha i fortë”, tha Alshevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat