Vitor Roque sulmuesi më i ri i katalanasve

Futboll

Vitor Roque sulmuesi më i ri i katalanasve

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:43
Vitor Roque

Vitor Roque është një lojtar i Barcelonës. Klubi katalanas me anë të një njoftimi ka konfirmuar përfundimin e negociatave për talentin brazilian.

Shifrat e marrëveshjes janë 31 milionë euro nga pjesa fikse plus 30 milionë bonuse.

Lojtari nuk do të jetë në gjendje të bashkohet menjëherë me katalanasit për shkak të problemeve me fair play financiar dhe mund të mbërrijë në janar.

Por nëse Barcelona arrinë të shesë lojtarë dhe të lirojë 25 milionë euro në total nga pagat e të larguarëve të mundshëm, ai mund të regjistrohet menjëherë e të jetë në urdhërat e Xavit.

Roque është një sulmues pykë i lindur në vitin 2005 dhe shihet si rivali kryesor i sulmuesit tjetër brazilian i cili do të luajë me Real Madrid, Endrick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat