Aston Villa shënjestron sulmuesin belg të Milanit

Futboll

Aston Villa shënjestron sulmuesin belg të Milanit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:21
Charles De Ketelaere

Sulmuesi i Milanit, Charles De Ketelaere është shfaqur si një objektiv i mundshëm transferimi për Aston Villan.

Villa është e gatshme të paguajë rreth 25 milionë euro për futbollistin belg, ndërsa gjysmëfinalistët e Champions League të sezonit të kaluar po kërkojnë 30 milionë euro. 

Aftësia e De Ketelaere për të luajtur në një numër pozicionesh mund të inkurajojë trajnerin Unai Emery të provojë të realizojë një marrëveshje.

Futbollisti njëzet e dy vjeçar, i cili ka zhvilluar me Milanin tridhjetë e dy ndeshje, ka me Milanin një kontratë deri në vitin 2027..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat