Alcantara pranë rikthimit te Barcelona

Futboll

Alcantara pranë rikthimit te Barcelona

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:21
Alcantara

Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara është afër rikthimit te Barcelona.

Sipas gazetarit Sasha Tavolieri, burime brenda Liverpoolit besojnë se transferimi i mesfushorit në Camp Nou këtë verë është shumë i mundshëm.

Pavarësisht mungesës së negociatave, është Barça ajo që është opsioni kryesor për spanjollin, i cili dëshiron të kthehet në klubin e tij të lindjes dhe të luajë nën drejtimin e Xavit.

Kujtojmë se Thiago luajti për katalanasit deri në vitin 2013, duke kaluar pjesën e mbetur të karrierës së tij për Bayern dhe Liverpool. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e mesfushorit 32-vjeçar në 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat