Havertz thumbon Chelsean pas ndeshjes së parë me Arsenalin

Futboll

Havertz thumbon Chelsean pas ndeshjes së parë me Arsenalin

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:58
Kai Havertz

Kai Havertz ka insistuar që kalimi te Chelsea në vitin 2020 ishte 100% hapi i duhur por e pranoi se sezoni i kaluar nuk ishte më i miri, pasi që ylli gjerman u largua nga “Stamford Bridge” për t’iu bashkuar Arsenalit.

Havertz nënshkroi me Arsenalin në një transferim që kapi shumën e 75 milionë eurove muajin e kaluar, dhe luajti ndeshjen e tij të parë për klubin dje, kur u inkuadrua nga banka rezervë në barazimin 1:1 me Nurnberg në një miqësore parasezonale, raporton KosovaPress.

24 vjeçari ka kaluar nëpër një aventurë jo të mirë te Chelsea, por do të mbetet në historinë e klubit për golin e fitores të shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt në vitin 2021.

Tani, Havertz ka reflektuar për kohën e tij te Chelsea pas ndeshjes së djeshme kundër Nurnberg.

“Nuk ishte sezoni më i mirë për Chelsean vitin e kaluar. Më duhet të them se gjithmonë do të jem falënderues për klubin, dhe për tifozët. Kam kaluar tre vite të mira. Ndonjëherë, nga jashtë ndoshta nuk duket kështu por ishte 100% hapi i duhur që të shkojë aty”, tha Havertz.

“Tani e kam kompletuar këtë lëvizje dhe fokusi im i plotë është te koha me Arsenalin. Unë do të jap gjithçka për klubin dhe shpresoj të arrijmë diçka të madhe.

Në përgjithësi, Havertz fitoi tre tituj me Chelsean dhe shënoi 32 gola në 139 paraqitje në të gjitha garat me “Blutë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat