Walker te Bayerni, City e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Futboll

Walker te Bayerni, City e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:56
Walker

Sot u bë e ditur se Kyle Walker i ka thënë PO transferimit te Bayern Munichu, kështu duke e lënë Manchester Cityn tani në kërkim të një mbrojtësi për ta zëvendësuar anglezin.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Manchester City e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Walker, dhe atë te Bayerni i cili po ia merr kampioni anglez Walker.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard i cili është prioriteti i Cityt për ta zëvendësuar Kyle Walker.

Bayerni dhe City do të bisedojnë tani për çmimin e transferimit të Walker, ndërsa nuk i dihet nëse do të diskutohet në marrëveshje edhe Pavard, në formë shkëmbimi.

Pavard i skadon kontrata me Bayernin në qershor të vitit 2024, dhe ai është i gatshëm që të largohet nga Bayerni këtë verë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat