Jo te Juventusi

Futboll

Jo te Juventusi

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:20
Morata

Duke pasur parasysh vështirësitë për të marrë Scamaccan për shkak të kërkesave të larta financiare nga West Hami, Roma vendosi t’i drejtohej Alvaro Moratas për t’i dhënë trajnerit Mourinho një sulmues të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur.

Po “punon” edhe Dybala për të bindur spanjollin, pasi e njeh shumë mirë nga aventura e përbahskët në radhët e Juventusit.

Në ditët në vijim, drejtori sportive i verdhekuqve, Tiago Pinto, do të takohet me menaxherët e futbollistit për të bërë një bilanc të situatës.

“Gazzetta dello Sport” nënvizon se Roma synon ta marrë sulmuesin spanjoll në formë huazimi me të drejtë blerjeje, por duhet punuar shumë për të bindur Atleticon e Madridit, që zotëron kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat