Beckham largon yllin

Futboll

Beckham largon yllin

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:36
Messi

Inter Miami ka ndërprerë kontratën me një prej yjeve të ekipit për t’i krijuar hapësirë Lionel Messit.

Klubi i Majamit fitoi garën me Barcelona-n dhe skuadrat e Arabisë Saudite për nënshkrimin e Messit duke i ofruar atij një kontratë me vlerë 830,000 £ në javë.

Pagat do të paguhen pjesërisht nga palë të treta si Apple, Adidas dhe MLS.

Por përpara se Messi të bashkohet, klubi është detyruar të ndërpresë kontratën me një prej yjeve të tyre për t’i lënë vend fituesit të Kupës së Botës.

Rregullat e MLS-së diktojnë që çdo ekip mund të ketë vetëm tre ‘lojtarë të caktuar’ të cilët mund të paguhen mbi kufirin e pagave të klubit.

Dhe për t’i lënë vend ish-sulmuesit të Barcelona-s, Inter Miami ka ndërprerë kontratën me mesfushorin sulmues Rodolfo Pizzaro.

Sipas Manuel Veth të Transfermarkt, Pizzaro do t’i bashkohet skuadrës greke AEK me kosto zero.

29-vjeçari luajti 15 ndeshje për Inter Miami këtë sezon, pa shënuar asnjë gol dhe duuke dhënë një asist.

Messi do të mbërrijë tekn Inter Miami në një moment të vështirë, me klubin që shkarkoi trajnerin Phil Neville për shkak të rezultateve të dobëta muajin e kaluar.

Miami aktualisht është në fund të renditjes dhe ndodhet 11 pikë larg vendeve të play-off-it.

Nuk ka rënie nga kategoria në MLS, kështu që Messi nuk do të duhet të shqetësohet për të luajtur së shpejti për një ekip të nivelit të dytë.

Ai pritet të bëjë debutimin e tij për klubin javën e ardhshme më 21 korrik, kur Miami do të luajë me klubin meksikan Cruz Azul në kupën e Ligave.

Kupa e Ligave sheh skuadrat më të mira të MLS-së të përballen me homologët e tyre në Liga Meksikane MX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat