Messi ka pranuar se ishte pranë largimit nga kombëtarja e Argjentinës

Futboll

Messi ka pranuar se ishte pranë largimit nga kombëtarja e Argjentinës

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:35
Messi

Lionel Messi ndau kujtimet e tij nga Kupa e Botës në Katar, ku kombëtarja e Argjentinës mundi Francën në finale me penallti.

“Kam shijuar çdo moment gjatë Kupës së Botës. U shijua si kurrë më parë. Pjesërisht sepse e dija se ky mund të ishte Botërori im i fundit.

Të them të drejtën, mendoj se nëse nuk do të ishim bërë kampionë bote, do të isha larguar nga kombëtarja. Por tani nuk mund të largohem, më duhet të shijoj gjithë këtë”, citohen fjalët e Messit nga portali Goal, duke cituar televizionin argjentinas.

Kujtojmë se në nivel klubi në verë, Lionel Messi u transferua te Inter Miami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat