Arthur drejt largimit nga Juventusi, pritet t’i bashkohet klubit tjetër italian

Futboll

Arthur drejt largimit nga Juventusi, pritet t’i bashkohet klubit tjetër italian

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 10:59
Arthur Melo

Arthur Melo pritet që të largohet nga Juventusi dhe t’i bashkohet Fiorentinas këtë verë.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Fiorentina është afër përfundimit të marrëveshjes për nënshkrimin me mesfushorin.

Negociatat mes palëve thuhet se tani po përparojnë dhe zyrtarizimi mund të ndodhë së shpejti.

Oferta zyrtare e “Violas” është për huazimin e 26-vjeçarit deri në verën e ardhshme, duke përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes.

Një pjesë e pagës gjatë sezonit të ardhshëm thuhet se do të paguhet nga Juventusi.

Braziliani në sezonin e fundit ishte i huazuar te Liverpooli, por që nuk ia doli fare të lë gjurmë.

Arthur Melo me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat