Brozoviç menjëherë në telashe

Futboll

Brozoviç menjëherë në telashe

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:54

Transferimi i Marcelo Brozoviç nga Inter me destinacion Arabinë Saudite tek klubi i Cristiano Ronaldos, Al-Nassr, ishte një tratativë që zgjati me javë të tëra dhe që shpeshherë rrezikoi të dështonte. Megjithatë, në fund arabët ia dolën të transferonin kroatin edhe falë milionave që i ofruan.

Mirëpo, aventura e Brozovic te Al-Nassr rrezikon të përfundojë ende pa filluar. FIFA është gati t’i bllokojë merkaton Al-Nassr për shkak të një borxhi që arabët nuk i kanë paguar Leicester për transferimin e Musa në vitin 2018.

Ky operacion i kushtoi Al-Nassr 18 milionë euro, por “Dhelprat” pretendojnë edhe 400.000 euro të tjera.

FIFA është në krahun e klubit anglez dhe ka paralajmëruar Al-Nassr se do t’i bllokojë merkaton.

Në rast se sansksioni i FIFA-s hyn në fuqi atëherë Al-Nassr nuk do të mund të federojë Marcelo Brozovic.

Në një skenar të tillë, kroati do të dilte edhe njëherë tjetër në merkato me arabët që do të tentonin të fitonin sërish paratë e shpenzuara për mesfushorin ndërkohë që mundësia do të shfaqej edhe njëherë për Barcelonën që aq shumë e preferon një si Brozoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat