Interi ndihet i prerë në besë

Futboll

Interi ndihet i prerë në besë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:40
Lukaku

Përfundimisht ndarja erdhi. Zhgënjimi i madh i Interit, i ndjerë i goditur pas shpine nga Lukaku, çoi në vendimin ekstrem: largimin e belgut nga lista e blerjeve.

“BigRom”, i cili fillimisht donte me zjarr zikaltrit, por më pas i dha agjentit të tij mandatin për të flirtuar me klube të tjera (Juve në krye), prandaj pushon së qeni objektiv tregu për zikaltrit.

Pasi arriti marrëveshje me Chelsea dje për blerjen përfundimtare me një kosto prej 35 milionë euro, plus 5 bonuse, Interi ka njoftuar së fundi blutë e Londrës se heq dorë. Për t’u përmbyllur gjithçka me sukses mungonte vetëm “po”-ja e sulmuesit belg, e marrë për një kohë të gjatë si e mirëqenë, edhe nga goja e tij, por gjërat kanë precipituar orët e fundit dhe kanë marrë një kthesë të paparashikueshme.

Pakti i nderit që lidhi belgun me zikalrit, vetë presupozimi i negociatave, u prish nga vendimi i lojtarit, i joshur nga lajkat e klubeve të tjera, Juve në krye, me të cilin agjenti i tij, Sebastian Ledure, gjeti marrëveshje verbale.

Nga ana e tij, Interi, pas një telefonate të zjarrtë mbrëmjen e së premtes, mori vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja e arritur me shumë mundim me Chelsea, duke i “vënë kryqin” emrit të Lukakut në merkato.

Megjithatë, plaga është shumë e madhe për t’u shëruar. Për drejtuesit e Interit dhe vetë presidentin Zhang, parimet e besnikërisë dhe korrektësisë janë zhdukur. Agjencia e Romelu, “Roc Nation”, e kapërcyer nga agjitacioni i Ledure dhe ndikimi i tij te lojtari, sot do të përpiqet t’i bashkojë pjesët në ekstrem, do të provojë një ndërmjetësim të fundit të dëshpëruar.

Gjithsesi, do të duhej një ndryshim kursi nga Lukaku, i cili tashmë rrezikon të humbasë bashkëpunimin me grupin amerikan, i cili “i kishte lidhur duar e këmbë’ para se të dashurohej me Ledure. “BigRom” tani pret lajme nga fronte të tjera.

Ai duhet të presë që marrëveshja me Juventusin të zhbllokohet, por 40 milionët e ofruara nga bardhezinjtë për Chelsea janë të kushtëzuar me shitjen e Vlahovic. Duhet të ndodhë shpejt kjo, sepse Chelsea pret ta shesë atë menjëherë (për këtë arsye kishin arritur marrëveshje totale me Interin), përndryshe do ta presin në kampin stërvitor të hënën. Zikaltrit, nga ana tjetër, tashmë po shfletojnë fletët e merkatos në kërkim të një qendërsulmuesi alternativ për Romelu/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat