Klubi jep lajmin e rëndësishëm për tifozët

Futboll

Klubi jep lajmin e rëndësishëm për tifozët

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga një ndeshje

Partizani do të përballet në transfertë me BATE Borisov në datën 18 korrik në orën 20:00. Përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të klubit, të kuqtë bëjnë me dijë se tifozeria e kuqe mund ta ndjekë ndeshjen në Fun Zone-in e krijuar tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve pranë sheshit “Nënë Tereza”.

"Klubi Partizani ju fton të ndiqni skuadrën e zemrës në Fun Zone-in e krijuar posaçërisht për tifozerinë e kuqe.

Amfiteatri i Universitetit të Arteve pranë sheshit “Nënë Tereza”, do të jetë vendi i rezervuar për ju për të ndjekur dhe mbështetur “Demat e Kuq” në ndeshjen e kthimit Bate Borisov – Partizani e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampioneve e cila do të transmetohet LIVE në kanalin MCN TV.

Të martën datë 18 korrik, ora 20:00 ju presim të shijojmë një tjetër mbrëmje kampionësh", njofton KF Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat