Presidenti i Lazios: Taren nuk e hoqa unë, u largua se donte

Futboll

Presidenti i Lazios: Taren nuk e hoqa unë, u largua se donte

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 11:52
Claudio Lotito e Igli Tare

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është rikthyer për të folur për largimin e ish-drejtorit sportiv, Igli Tares.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet italiane, Lotito theksoi se nuk e largoi ai shqiptarin nga Lazio, ndërsa shtoi se ishte një vendim që u mor nga vetë Tare.

“Nuk e hoqa unë, ai u largua dhe më erdhi keq në planin personal, njerëzor.

Tetëmbëdhjetë vjet bashkë, një mik i madh dhe një njeri i shoqërisë. Një ditë ai më telefonoi dhe më tha se donte të largohej dhe se ishte mirënjohës për gjithçka që i kisha dhënë”-deklaroi kreu i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat