Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e Lukakut

Futboll

Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e Lukakut

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:16
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku do t’i bashkohet Juventusit. Sipas Corriere dello Sport, klubi torinez ra dakord me 30-vjeçarin belg për një kontratë tre vjeçare me një pagë prej 8 milionë euro në sezon.

Juventus ka marrëveshje edhe me Chelsea për transferimin e Lukakut për 40 milionë euro, duke marrë parasysh edhe bonuset.

Sipas burimit, klubi torinez është duke punuar për transferimin e sulmuesit që nga muaji mars.

Kujtojmë se sezonin e kaluar Romelu Lukaku luajti për Interin në formë huazimi. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat