Policia arreston portierin e klubit të njohur gjerman

Futboll

Policia arreston portierin e klubit të njohur gjerman

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:46
Marius Gersbek

Incident i pazakontë në kampin stërvitor të klubit gjerman të Herta Berlin në Austri.

Policia lokale ka arrestuar dhe marrë në pyetje portierin e këtij klubi, Marius Gersbek, i cili akuzohet se ka dhunuar një 22-vjeçar duke e dërguar me dëmtime në spital.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas mesnatës së të shtunës dhe në orët e para të mëngjesit së të dielës ka qenë policia e cila është shfaqur në hotelin e skuadrës gjermane për të dërguar në komisariat portierin.

Gersbek dhe një 22-vjeçar janë përleshur në rrugët e qyteti pas një zënke që mendohet se ka lindur në një lokal nate.

Dëmtimet që ka marrë personi ende i paidentifikuar, kanë bërë që ai të kërkojë trajtim mjekësor në spital për plagë që mori në trup.

Portieri është liruar nga komisariati gjatë pasdites, por është ende një person nën hetim, teksa po zbardhet plotësisht kjo ngjarje pasi për të ka një denoncim për dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat