Është legjendë e Milanit, por zemrën e ka te Juventusi!

Futboll

Është legjendë e Milanit, por zemrën e ka te Juventusi!

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 22:25
George Weah - najtas

Timothy Weah, djali i legjendës së Milanit, George Weah, ka firmosur për Juventusin.

Duket se dashuria për bardhezinjtë rrjedh brenda familjes.

Pavarësisht se ka mbajtur veshur fanellën kuqezi, fituesi i Topit të Artë ka deklaruar se ka qenë gjithnjë tifoz i “Zonjës së Vjetër”.

George Weah është shprehur se këtë fakt nuk e ka fshehur as kur ka luajtur për Milanin.

“Jam dashuruar me Juventusin e Platinisë dhe nuk kam ç’ti bëj.

Shpresoja për Timothy-n te Juve.

Unë jam tifoz i Juventusit, nuk e kam fshehur kurrë, as kur kam luajtur për Milanin, të cilin gjithashtu e konsideroja një familje tjetër.

Familja ime e dytë e futbollit pas Monakos”, është shprehur George Weah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat