Ibrahimi paralajmëron skuadrën lituane: Ne luajmë para publikut tonë

Futboll

Ibrahimi paralajmëron skuadrën lituane: Ne luajmë para publikut tonë

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja e parë

Të martën në orën 17.00 në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, do të zhvillohet ndeshja e dytë e rrethit të parë kualifikues në Champions League në futboll, ndërmjet Strugës Trim Lum dhe Zalgiris.

Skuadra shqiptare kërkon fitore ndaj kampionit të Lituanisë.

Ballafaqimi i parë ka përfunduar baras (0:0).

Kampioni i Maqedonisë së Veriut ka përparësinë e fushës dhe beson e shpreson në kualifikim.  

Sulmuesi Besart Ibraimi është maksimalisht i përgatitur dhe mund të shënojë golin e 20-të në garat evropiane.  

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se po luajmë kundër një ekipi të fortë.

Nuk duhet të jemi euforikë pas ndeshjes së parë kur luajtëm shumë mirë dhe arritëm rezultat 0:0.

Tani Struga duhet të jetë e mençur, e zgjuar, të shfrytëzojë sa më shumë çdo mundësi.

Ne luajmë para publikut tonë, pres mbështetje nga tifozët dhe uroj që të fitojmë që të kualifikohemi në fazën tjetër.

Do të gëzohem pa masë nëse shënoj gol, por tani nuk ka rëndësi se kush do të jetë shënuesi i Strugës, ne të fitojmë”, ka thënë Besart Ibrahimi për mediumin maqedonas “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat