Amrabat në listën e dëshirave të Unitedit, por nuk ka asgjë konkrete

Futboll

Amrabat në listën e dëshirave të Unitedit, por nuk ka asgjë konkrete

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 00:15
Amrabat

Manchester Unitedi e ka përfshirë Sofyan Amrabatin në planet e veta për fazën e mesfushës defensive.

Mirëpo, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se nuk ka asgjë konkrete dhe nuk është dërguar asnjë ofertë drejt Fiorentinas.

Marokeni është i interesuar të kalojë te ndonjë klub më i madh, ndërkohë që krahas Djajve të Kuq, janë përmendur edhe Liverpooli e Atletico Madridi si opsione të mundshme.

Prioritet i Unitedit tash për tash është faza e sulmit, ndërsa shënjestra kryesore është sulmuesi danez i Atalantas, Rasmus Hojlund.

Sa i përket mesfushës, gjithçka do të varet nga vendimet e Fred dhe Donny van de Beek për të ardhmen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat