Shabani: Duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin, gabuam në mbrojtje

Futboll

Shabani: Duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin, gabuam në mbrojtje

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 20:25
Shabani - djathtas

Për kapitenin Bunjamin Shabani skuadra duhet të kishte bërë më shumë për kualifikimin në raundin e dytë të Champions League.

Duke folur për “SuperSport” pas humbjes 1-2 ndaj Zalgiris, Shabani theksoi se ndeshja ishte e vështirë, por skuadra sipas tij bëri gabime në mbrojtje, ndaj edhe e pësoi.

Ndeshja: Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari që luan shumë mirë dhe është shumë i organizuar. Patëm rezultatin në anën tonë, por pësuam shpejt.

Nxitimi për të shënuar shpejt nga ekipet e Ballkanit: Ndoshta është çështje mentaliteti, pasi ekipet jashtë Ballkanit luajnë taktikisht edhe më mirë.

Sulmi: Ndoshta sot nuk bëmë shumë në sulm, pasi kishim shumë gabime në mbrojtje, duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin.

Je shumë altruist: Kisha disa raste që mund ta kisha goditur vetë topin, por në rastin e Mazrekajt mendova që ishte ai në pozicion më të mirë, ndaj edhe ia dërgova atij topin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat