Shpërfilli PSG-në, Manchester United zyrtarizon rinovimin e sulmuesit

Futboll

Shpërfilli PSG-në, Manchester United zyrtarizon rinovimin e sulmuesit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 20:56
Marcus Rashford

Marcus Rashford rinovon zyrtarisht me Manchester United.

Sulmuesi anglez zgjati bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028, teksa Erik ten Hag siguron një tjetër lajm të mirë pas vazhdës së transferimeve në ditët e fundit.

Lajmi për rinovimin e 25-vjeçarit përflitej prej disa ditësh, megjithatë vetëm në pasditen e së martës gjithçka u konkretizua, me Rashford që hodhi poshtë në mënyrë kategorike dhe interesimin nga PSG.

Rashford përjetoi një rivitalizim në sezonin e kaluar nën urdhrat e Erik ten Hag, teksa ishte lojtari më i mirë i skuadrës me 30 gola të shënuar në 56 ndeshje.

Që nga debutimi i tij në 2016 ndaj Midtyjlland në Europa League, sulmuesi ka shënuar 123 gola në 359 ndeshje.

Lexo edhe: 

”Kam qenë pjesë e Man.United që në moshën 7-vjeçare. Pasioni, krenaria dhe vendosmëria ime ka mbetur e pandryshuar që nga ajo kohë dhe për mua është një privilegj sa herë e vesh këtë fanellë.

Kam eksperienca shumë të bukura me këtë skuadra, por kanë mbetur ende shumë gjëra për t’u arritur dhe unë mbetem shumë i vendosur për të fituar trofe të tjerë në vitet në vijim.

Ju siguroj që do të jap maksimumin tim për këtë skuadër dhe e ndjej këtë gjë nga të gjithë në dhomat e zhveshjes. Jam shumë i emocionuar për të ardhmen e Man.Utd me Erik ten Hag,” përmbylli fjalën e tij Marcus Rashford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat