Petev para sfidës me Ballkanin e Therandës: Kjo ndeshje do të jetë ndryshe

Futboll

Petev para sfidës me Ballkanin e Therandës: Kjo ndeshje do të jetë ndryshe

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 22:22
Petev

Trajneri i Ludogorets, Ivailo Petev, ka thënë se skuadra e tij do të tregojnë fytyrë krejtësisht tjetër në revansh me Ballkanin e Therandës në krahasim me ndeshjen e parë, nëse duan të avancojnë në rrethin tjetër të Champions League në futboll.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka një rezultat të mirë, pasi që ka ftuar takimin e me 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sfida e kthimit luhet nesër në orën 20.00. 

“Ne besojmë në vazhdimësi dhe do të përpiqemi jashtëzakonisht shumë.

Ne luajtëm një lojë të dobët dhe pësuam gola në takimin e parë.

Nesër ndeshja do të jetë shumë ndryshe dhe fitoren do të kërkojmë që nga minuta e parë.

Unë besoj te lojtarët, ndaj do të bëjmë gjithçka për të vazhduar më tej.

Pres një reagim nga lojtarët. Është normale që të kemi tension, por ne duhet ta luftojmë atë”, ka thënë Petev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat