Ballkani gati për sfidën e madhe, synon mrekullinë edhe në Bullgari

Futboll

Ballkani gati për sfidën e madhe, synon mrekullinë edhe në Bullgari

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:53
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është gati për sfidën e nesërme (20.00) kundër kampionit të Bullgarisë, Ludogorets.

Therandasit sfidën e parë e kanë fituar me rezultat 2:0, ndaj nesër synojnë rezultat të favorshëm dhe të kualifikohen në rrethin e dytë të kualifikueseve për Champions League në futboll. 

“Shqiptarë ku do jeni, skuadra e ka përfunduar stërvitjen në stadiumin Huvepharma Arena në Razgrad, aty ku nesër e luajmë aktin e dytë ndaj kampionëve bullgar, Ludogorets. 

Futbollistët janë në gjendjen e tyre optimale, për të zbritur nesër mbrëma në këtë fushë dhe për ta dhënë më të mirën e mundshme nga vetja, në kërkim të kalimit në rrethin e dytë kualifikues në UEFA Champions League”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat