Filloi turneu i madh veror “Prishtina Tournament”

Futboll

Filloi turneu i madh veror “Prishtina Tournament”

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:34
Pamje nga fusha ku mbahet turneu

Të martën ka filluar “Prishtina Tournament 2023”, që zhvillohet nën patronatin e FFK-së dhe ka për qellim vazhdimësinë e futbollit spontan (futbollin e rrugës).

Në një organizim të përkryer, “Golden Eagle – Prishtina Tournament 2023” ka filluar pasditen e së martës, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ky organizim në kryeqytetin e Kosovës do të zgjasë plot një javë, apo më saktë deri më 24 korrik kur do të zhvillohen finalet.

Në këtë turne marrin pjesë 32 ekipe seniore, 16 ekipe të fëmijëve, si dhe ekipe të vajzave, institucioneve, por edhe të personave me nevoja të veçanta.

Interesimi është rritur nga viti i shkuar për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse, por edhe nga numri i shikuesve të cilët kishin mbushur shkallët e amfiteatrit.

Gjatë ditës së martë u zhvilluan gjithsej 12 ndeshje, tetë nga ekipet seniore dhe katër takime të grupmoshave U-13 dhe U-11.

Edhe gjatë ditës së sotme (e mërkurë) janë në orar po kaq ndeshje për t’u zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat