Chukwueze është i Milanit

Futboll

Chukwueze është i Milanit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:19
Chukwueze

AC Milan raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me yllin e Villarealit, Chukwueze.

“Rossonerët” prej kohësh janë duke tentuar që të blejnë asin e Villarealit. Mediet italiane të enjten raportojnë se Milani ka arritur marrëveshje personale me Chukwueze.

Milanit tani i mbetet të arrijë akordin me skuadrën spanjolle për transferimin e Chukwueze në “San Siro”, blerje kjo që thuhet se do të kushton 25 milionë euro.

“Milan tashmë ka një marrëveshje me Chukwueze për një pagë prej 4 milionë euro.

Klubi është ende duke punuar për të arritur një marrëveshje me Villarreal. Milan dëshiron të finalizojë marrëveshjen për 25 milionë euro”, shkrua mediumi italian “Gazzetta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat