Weah: Cuadrado është një mit këtu

Futboll

Weah: Cuadrado është një mit këtu

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:34
Weah

Timothy Weah ka folur për herë të parë si lojtar i Juventus, pas zyrtarizimit te “bardhezinjtë”.

Në konferencën për shtyp të dhënë, ndërsa u prezantua te “Zonja e Vjetër”, sulmuesi theksoi se ndjen përgjegjësi të madhe që do të zëvendësojë, Cuadradon.

“Është sigurisht një përgjegjësi, ai është një legjendë këtu, një mit.

Unë mund të frymëzohem prej tij dhe do të kem frymëzim nga të gjithë shokët e mi, shpresoj të bëj më të mirën, është një sfidë e madhe”-deklaroi 23-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat