Europa Fc e barazon rezultatin në ndeshjen me Dukagjinin

Futboll

Europa Fc e barazon rezultatin në ndeshjen me Dukagjinin

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 17:51
Pamje nga ndeshja

Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i Dukagjinit në Gjibraltar.

Pas golit të pranuar nga penalltia vendasit janë kthyer në lojë duke e barazuar rezultatin.

Edhe Europa FC ka realizuar përmes penalltisë. Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë kur Quintana është treguar i saktë nga pika e bardhë. 

Nga minuta e njëzet e nëntë të dy skuadrat kanë mbetur me nga dhjetë lojtarë në fushë, pasi Pozo dhe Shabani janë ndëshkuar me të kuq Dukagjini gjen golin e epërsisë ndaj Europa Fc

Dukagjini i Klinës ka gjetur golin në Gjibraltar. Skuadra kosovare po udhëheqë me rezultat 1-0.

Ka qenë minuta e njëzet e tretë kur Zulfiu e ka kthyer në gol penalltinë e akorduar. 

Deri te vendimi i gjyqtarit për vendosjen e topit në pikën e bardhë ka ardhur pas një ndërhyerje të palejueshme nga mbrojtja vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat