Interi në presion

Futboll

Interi në presion

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 20:57
Nicolo Barella

Manchester City do të përpiqet ta transferojë Nicolo Barellan, në rast se largohet Bernardo Silva – njofton TMW.

Klubi anglez është duke biseduar me Paris Saint-Germainin për shitjen potenciale të anësorit portugez, për të cilin kërkojnë 100 milionë euro.

28-vjeçari ka edhe dy vite në kontratën e tij, mirëpo është i interesuar për një aventurë të re dhe Pep Guardiola nuk e ka në plan ta ndalë, nëse lojtari e kërkon vet largimin.

Por, nëse Silva ndërron klub, atëherë Citizens duhet të gjejnë zëvendësues dhe atë janë duke e kërkuar te Interi. Guardiola pëlqen cilësitë, mentalitetin dhe aftësitë udhëheqëse te Barellas, ndërsa nuk dihet ende se cila do të jetë oferta që mund ta bëjë City për italianin 26-vjeçar,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat