Gjilani dëshpëron, eliminohet nga garat e Conference League

Futboll

Gjilani dëshpëron, eliminohet nga garat e Conference League

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2023 Në ora: 21:51
Pamje nga ndeshja

Gjilani nuk i mjaftoi rezultati pozitiv në ndeshjen e parë në Luksemburg.

Skuadra e Gjilanit sonte ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Progres Niedercorn, në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Ballafaqimi u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra nga Luksemburgu siguruan fitoren me golat e futbollistëve Antoine Mazure e Walid Jarmouni që realizuan në minutën e 65-të përkatësisht 90+1.

Gjilani mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 14-të, kur Egzon Sinani u përjashtua me karton të kuq.

Sfida e parë kishte përfunduar baras (2:2) dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 Progres Niedercorn kualifikohet në rrethin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat