Tetova i zhgënjyer: Mbrojtja nuk ishte në ditë të mirë sot

Futboll

Tetova i zhgënjyer: Mbrojtja nuk ishte në ditë të mirë sot

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:11
Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh i zhgënjyer për eliminimin e skuadrës së tij me penallti në një ndeshje ku ai pranoi se paraqitja e mbrojtjes nuk kishte qenë në nivelin e kërkuar.

“A u përgatitëm për penalltitë?

Patjetër që po se siç dihet ishte vetëm një ndeshje dhe patjetër që e kemi përgatitur edhe penalltitë gjatë stërvitjeve.

Mendoj se Ararat sot ishte tjetër skuadër në krahasim me javën e parë atje.

Por me pak kujdes edhe mund ta kishim kaluar ndeshjen sot.

Reparti i mbrojtjes nuk ishte në ditë të mirë sot, ishim të limituar se kishim pak lojtarë në dispozicion. Rregulluam diçka me 3-5-2 por pastaj morëm dy gola nga goditjet standarte, gjë që nuk na shkon si skuadër.

Të gjithë kishim besim se do të kalonim ndeshjen, por këto ndeshje kështu vendosen, nga episode.

Dhe ne sot nga episodet u ndëshkuam, por kjo është fat që e kërkuam deri në fund, për të bërë më të mirën dhe ia dolëm të barazonim”, tha Tetova për “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat