Shkëndija mposhtet me penallti dhe eliminohet nga garat evropiane 

Futboll

Shkëndija mposhtet me penallti dhe eliminohet nga garat evropiane 

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:39
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të kalojë skuadrën nga Uellsi Haverfordwest, duke pësuar humbje me penallti me rezultat 3:2.

Kur u duk se Shkendija do të ruante fitoren e ndeshjes së parë me rezultat 1:0 në Shkup, pësuan në minutën e 89-të. 

Autor i golit Jenkins dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, nuk pati ndryshim të rezultatit.

Tetovarët nuk u treguan të saktë nge penalltitë, Çinari, Adili dhe Ramadani nuk shënuan dhe realizuan vetëm Krasniqi e Qaka.

Shkëndija eliminohet në rrethin e parë të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat