28 penallti të ekzekutuara, ndeshja e C. League thyen rekordin

Futboll

28 penallti të ekzekutuara, ndeshja e C. League thyen rekordin

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:41
Gzira

Ndeshja kualifikuese e raundit të parë në Conference League mes Glentoran (Irlandë e Veriut) dhe Gzirës (Maltë) e përfundoi kohën e rregullt dhe atë shtesë në barazimin 1-1.

Për të vendosur skuadrën e kualifikuar duhej lotaria e penalltive e cila në fakt rezultoi një maratonë e pafund.

U deshën plot 28 penallti të goditura (27 u realizuan) që në fund Gzira të festonte kualifikimin falë 14 penalltive të realizuar me kundërshtarin që u ndal në 13. Ishte pikërisht penalltia e 28-të që u gabua nga Boyd dhe i dha mundësinë skuadrës malteze të prekë raundin e dytë të Conference League.

Pas ndeshjes, nga statistikat rezultoi se kjo ishte seria më e gjatë e penalltive në futbollin europian.

Ndërkohë, një moment interesant gjatë goditjes së 11-metërshave ishte edhe ai kur portieri mendoi se e ndali goditjen e kundërshtarit, por topi kaloi vijën fatale me arbitrin që e konsideroi gol të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat