Garcia: Lojtarët të motivuar se luajnë si Kampionë të Italisë

Futboll

Garcia: Lojtarët të motivuar se luajnë si Kampionë të Italisë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 13:46
Napoli

Victor Osimhen mbetet një teme e nxehtë në Napolin e këtyre ditëve të merkatos.

Sulmuesi është në fokusin e klubeve më të mëdha të Europës, megjithatë numri një i napoletanëve, Aurelio De Laurentis nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e nigerianit.

Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar ndërsa tekniku Rudi Garcia, theksoi se atij i duhet një “Osimhen” i lumtur pasi përndryshe lojtari nuk mund të japë më të mirën në fushë.

“Osimhen kërkon të qëndrojë, mua më duhet fillimisht që ai të jetë i lumtur me vendimin që do të marrë, përndryshe nuk mund të shprehet në fushë. Nëse është i lumtur, Osimhen do të bëjë sërish një sezon të madh.

Nga ana tjetër, djemtë i shoh shumë të qetë dhe të lumtur që janë sërish bashkë. E prisja një atmosferë të tillë pasi tashmë ata janë Kampionët e Italisë, e kanë merituar. Por, tani vijnë edhe më shumë detyra sepse duhet të jenë në lartësinë e këtij statusi që mbajnë”, u shpreh Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat