Lazio në kontakte me Napolin për Zielinski

Futboll

Lazio në kontakte me Napolin për Zielinski

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 13:49
Zielinski

Lazio në kontakte me Napolin për Zielinski!

Maurizio Sarri, trajneri i Lazios, vazhdon të vendosë si prioritet mesfushorin polak të Napolit, Piotr Zielinski.

Për teknikun e klubit të kaltër, polaku është zëvendësuesi perfekt i Sergej Milinkovic Savic, por marrëveshja nuk është aspak e thjeshtë, pavarësisht se kontrata skadon në qershor të vitit 2024, pasi edhe vetë lojtari do të preferonte të qëndronte te Napoli.

Lazio ka bërë tashmë një ofertë prej 20 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, De Laurentiis, presidenti i Napolit e ka refuzuar.

Gjithsesi, klubi kryeqytetas do të tentojë përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat