Eze po e motivon Zaha-n të rinovojë kontratën me Crystal Palace

Futboll

Eze po e motivon Zaha-n të rinovojë kontratën me Crystal Palace

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:04
Eze e Zaha

Mesfushori i Crystal Palace, Ebe Eze, po e motivon Wilfried Zaha të rinovojë kontratën me Palace.

Zaha është jashtë kontratës me Palace që nga fillimi i këtij muaji, por lojtari ka marrë ofertën e re në vlerë prej 200 mijë euro në javë.

Kjo ofertë do ta bënte Zaha më të paguarin në historinë e Crystal Palace.

“Shpresojmë së ai të qëndrojë”, ka thënë Eze për mediet britanike.

“Të gjithë i dimë për cilësitë që ai ka si lojtar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një njeri i shkëlqyeshëm. Le të shohim çfarë do të ndodh”, ka theksuar Eze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat