Zyrtarizimi çështje orësh

Futboll

Zyrtarizimi çështje orësh

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:06
Samu Chukwueze

Samu Chukwueze është një hap larg zyrtarizimit si lojtar i Milanit. Mungojnë vetëm disa detaje, që “Djalli” të japë njoftimin për blerjen e sulmuesit të Villarrealit.

Operacioni do të mbyllet rreth 20 milionë si shumë fikse, por me bonuset Villarreali mund të përfitojë në total deri në 30 milionë euro për një lojtar që kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij.

Samu Chukwueze do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për Milanin, pra deri më 30 qershor 2028.

Anësori nigerian do të kompletojë një linjë spektakolare sulmi, ku tashmë janë Rafa Leao, Giroud, Pulisic dhe së shpejti edhe zvicerani Okafor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat