Një tjetër shqiptar në Serie A?

Futboll

Një tjetër shqiptar në Serie A?

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:03
Shqipëria

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka mundësinë që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e Serisë A dhe t’i shtohet legjionarëve të tjerë që aktivizohen në Itali. Ish-lojtari i Partizanit aktualisht aktivizohet në Skoci te Aberdeen, aty ku është shndërruar në një element thelbësor për skuadrën.

Si rrjedhojë, performancat e Ramadanit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe së fundmi nga Italia raportojnë se është klubi i Leçes që ka nisur nga puna për të nënshkruar me 27-vjeçarin.

Klubi nga Puglia, pjesë e të cilit është edhe Kastriot Dermaku është gati të shpenzojë deri në 1 milionë për shërbimet e Ramadanit teksa oferta tashmë është në tryezën e drejtuesve të Aberdeen, të cilët kanë marrë kohën e tyre para se të kthejnë një përgjigje zyrtare.

Kjo do të ishte padyshim mundësia e karrierës për Ramadanin i cili në CV-në përveç Partizanit ka pasur eksperienca edhe te Ferizaj, Prishtina, Drita, Vejle, Budapest e së fundmi Aberdeen ndërsa prej vitit 2018 është pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat