Ten Hag: Pres më shumë nga lojtarët, Mount fiton ndeshjet

Futboll

Ten Hag: Pres më shumë nga lojtarët, Mount fiton ndeshjet

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:49
Ten Hag

Manchester United ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe trajneri Erik ten Hag pret më shumë nga lojtarët e tij.

Tekniku holandez thekson se skuadra duhet të rrisë nivelin ndërsa u shpreh se “Djajve të Kuq” iu duhet një sulmues ku emrat më të lakuar janë ato të Rasmus Hojlund dhe Harry Kane.

Nga ana tjetër, Ten Hag nuk harroi elozhet për Mason Mount, mesfushorin e transferuar këtë verë nga rivalët e Chelseat me teknikun holandez që beson se 24-vjeçari do të jetë pëcaktues në rezultatin e ndeshjeve përgjatë sezonit.

“Do të bëjmë maksimumin që në këtë merkato të transferojmë lojtarin e duhur në sulm.

Ne i dimë mirë cilët janë objektivat tonë dhe do të mundohemi që deri në fund të kemi sulmuesin pasi është një rol në të cilin kemi nevojë për t’u përmirësuar.

Edhe pse sezonin e kaluar e provuam se mund të ishim të suksesshëm edhe pa një sulmues fiks. Këtë sezon pres më shumë nga lojtarët, niveli duhet rritur dhe duhet të shënojmë më shumë.

Mount? Është një lojtar shumë dinamik, jam i bindur që repartit të mesfushës do t’i shtojë shumë kualitet. Me Mount në fushë do të kemi më shumë mundësi për t’i fituar ndeshjet. Ai e di si fitohen trofetë dhe këtë eksperiencë do t’ia përçojë shokëve të skuadrës”, u shpreh Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat