Liga e re, por Messi i njëjtë - debuton me super gol te Inter Miami

Futboll

Liga e re, por Messi i njëjtë - debuton me super gol te Inter Miami

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:54
Lionel Messi

Njëri nga transferimet më të befasishme këtë merkato verore është padyshim ai i Lionel Messit te skuadra amerikane, Inter Miami.

Messi u largua si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain, dhe destinacioni i tij i radhës thuhej të ishte Barcelona, por që gjërat morën kahje të kundërt në rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Messi në fund përfundoi në Ligën Amerikane (MLS), ku nënshkroi me skuadrën e David Beckham, Inter Miami.

Superylli argjentinas bëri mbrëmë debutimin e tij në MLS, dhe atë e bëri me stil.

Ai shënoi një super gol kundër Cruz Azul në minutën e 90+4’, gol ky i cili ia fitoi ndeshjen Inter Miamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat