Zinchenko: Falenderoj Amerikën për Ukrainën

Futboll

Zinchenko: Falenderoj Amerikën për Ukrainën

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:15
Zinchenko

Oleksandr Zinchenko, futbollisti ukrainas i Arsenal foli nga Amerika aty ku “Topçinjtë” po zhvillojnë fzën përgatitore. Mbrojtësi falenderoi Amerikën për kontributin që po jep në Ukrainën e tij që po përjeton luftën me Rusinë ndërsa theksoi se nuk do të mund të shihte vajzën në sy, nëse nuk do të bënte gjithçka për të ndihmuar vendin e tij. Kjo pasi Zinchenko do të organizojë një ndeshje miqësore për të mbledhur fonde nga e cila do të bëhet e mundur ndërtimi i një shkolle në Ukrainë.

“Më vjen mirë që jam në Amerikë, është një vend të cilin duhet ta felenderoj për të gjithë kontributin në Ukrainë. Por, gjithashtu shumë falenderime edhe për pjesën tjetër të botës që është solidarizuar me vendin tim në këtë moment të vështirë.

Dua që me anë të miqësores që do të organizoj në fillimin e gushtit të mbledh sa më shumë fonde të jetë e mundur.

Dua që kur të rritet, vajzën ta shohë në sy dhe ajo ta dijë se prindërit e saj bënë gjithçka për Ukrainën.

E di që disa njerëz janë të lodhur nga lufta, por duhet të vazhdojmë deri sa të fitojmë pavarësinë totale.

Nuk mund të dorëzohemi në këtë moment edhe pse duket e paimagjinueshme një luftë tani në vitin 2023. Por, jam shumë krenar që vij nga Ukraina”, u shpreh Zinchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat