Juventusi e kërkon me ngulm

Futboll

Juventusi e kërkon me ngulm

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:22
Franck Kessie

Barça e ka të qartë, një nga lojtarët për t’u larguar këtë verë është Franck Kessie.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk është pjesë e planeve të Xavit, i cili deri më tani e ka përforcuar mesfushën me Gündogan dhe Oriol Romeu.

Lojtari në fjalë mbërriti falas verën e kaluar nag Milani dhe transferimi i tij do të ishte një “frymëmarrje” për arkat e klubit katalanas.

Juventusi është skuadra që po tregon më shumë interes për një mesfushor që la gjurmë në Serie A me fanellën e Milanit, me të cilin fitoi titullin kampion. Barça dhe bardhezinjtë janë në bisedime prej disa kohësh për të vlerësuar një operacion, në të cilin skuadra torineze do të donte të përfshinte Federico Chiesa.

Problemi është se drejtuesit sportiv blaugrana nuk janë të bindur nga italiani, ndaj në këtë moment po negociohet një transferim i pastër dhe i vështirë për Kessie.

“Zonja e Vjetër” do të ishte e hapur për të negociuar blerjen e tij dhe tashmë e di që Barça kërkon 15 milionë euro për Kessie.

Kjo është një shumë që entiteti blaugrana do ta pranonte me kënaqësi, sepse do t’i lejonte të vazhdonte me uljen e shumës së pagave, të lehtësonte listën e lojtarëve të ekipit të parë dhe, përveç kësaj, të përballej me operacionet e ardhshme gjatë merkatos së verës.

Vetë lojtari tashmë i di qëllimet e Juventusit, i cili i ka dërguar një propozim për ta bindur që të rikthehet në Itali. Pavarësisht kësaj, do të duhet ende kohë për t’i vazhduar negociatat mes të gjitha palëve në mënyrë që transferimi të përfundojë. Ndërkohë, Kessie vijon përgatitjet nën urdhrat e Xavi Hernández, në turin që Barça po zhvillon në SHBA.

Pikërisht atje do të përballen dy skuadrat në miqësore, në agim nga e shtuna në të dielë (koha e gadishullit). Nuk do të ishte e çuditshme nëse drejtuesit sportivë të të dyja klubeve do të përfitonin nga kjo miqësore amerikane për të vazhduar diskutimin mbi transferimin e Kessie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat