Mane nuk mban nervat me gazetarë

Futboll

Mane nuk mban nervat me gazetarë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:40
Mane

Sadio Mane padyshim nuk e kishte menduar se largimi nga Liverpuli do t’i kushtonte kaq shtrenjtë. Sulmuesi senegalez ka kaluar një sezon të tmerrshëm në radhët e Bajern Mynih, me një dëmtim që e bëri të humbte pjesën më të madhe të sezonit, përfshirë edhe Botërorin.

Përtej kësaj, ai ishte në epiqendër të kritikave për formën e dobët që trego pas kthimit si dhe për zënkat në skuadër, që i sollën edhe një supergjobë nga bavarezët.

Mediat gjermane raportojnë se ai kërkon të largohet, por nuk ka gjetur ende akordin me klubet arabe që e kërkojnë, ndërsa edhe Bajern Mynih po pret me padurim që të shpëtojë nga futbollisti i cili nuk ka përmbushur pritshmërinë.

E gjithë kjo ka tensionuar situatën dhe u pa qartë edhe nga reagim i Mane ndaj disa gazetarëve të pranishëm në grumbullimin e bavarezëve, të cilët i kërkuan atij një prononcim.

“Ju më vritni çdo ditë dhe prisni që të flas me ju?”, ishte reagimi i sulmuesit senegalez, i cili u largua i indinjuar nga kjo kërkesë e mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat