Liverpool në kërkim të mesfushorëve

Futboll

Liverpool në kërkim të mesfushorëve

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 13:18
Flamuri i Liverpoolit

Skuadra e Liverpool kërkon të bëjë edhe një apo dy blerje të tjera në mesfushë dhe trajneri Jurgen Klopp i ka dhënë klubi të dhënat e saktë për përforcimet që ka nevojë. Sipas “Sky Sports”, trajneri gjerman kërkon dy emra të rinj, që u dalluan sezonin e fundit në Premier League.

I pari është 23-vjeçari Cheick Doucoure, që luan me Crystal Palace.

Ai debutoi vjet me skuadrën e Palace, duke treguar pjekuri në lojën e tij. Një mesfushor shkatërrues, që luan para mbrojtjes dhe që ka aftësi të mira fizike. Skuadra e Crystal Palace krëkon 30 milionë për lojtarin, që ka një kontratë deri në vitin 2027.

Emri i dytë është ai i 19-vjeçarit belg Romeo Lavia, që vjet luajti në Premier League me Southampton, duke realizuar edhe një gol. Edhe ai ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe ka po të njëjtën kosto sa Doucoure. Madje luajnë në të njëjtin pozicion. Një mesfushor me perspektivë, që ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të ndryshme.

Duke qenë se luajnë në të njëjtin pozicion, me shumë gjasa që klubi do të fokusohet vetëm te njëri prej tyre. Gjithsesi, duke qenë se nga “reds” u larguan këtë verë dy lojtarë si Henderson e Fabinho edhe mund të vijnë të dy të rinjtë për 60-65 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat