Thaqi: Ne nuk jemi Reali apo Barça që të kemi 100 për qind siguri

Futboll

Thaqi: Ne nuk jemi Reali apo Barça që të kemi 100 për qind siguri

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:43
Thaqi

Kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Armend Thaqi shprehet e fitorja 3-0 ndaj Larnes është një rezultat i madh, pasi thekson se një pjesë e ekipit përfshirë edhe atë vetë, kanë qenë me grip.

Thaqi theksoi se ekipi i ka të gjitha shanset për të shkuar deri në fazën e grupeve, megjithatë shtoi se ekipi nuk është Barcelona apo Real Madrid që të kenë 100% siguri për fitoren në ndeshjen e kthimit ndaj Larnes.

"Ndeshja: Gjatë gjithë kohës kam qenë i diferencuar dhe kam bërë vetëm dy apo tre stërvitje.

Gjatë gjithë javës kam qenë me ilaçe, por duhej të luaja, pasi janë ndeshje që nuk përsëriten.

Morëm një fitore të rëndësishme, por jo se ka përfunduar gjithçka.

Na jep pak komoditet për ndeshjen e radhës, por duhet ta dimë që nuk ka përfunduar gjithçka pasi në futboll ndodh çdo gjë. Ne që ishim me grip gjatë kësaj jave kemi kohë të marrim veten për takimin e kthimit.

Ndeshja e kthimit: Janë shumë të rrezikshëm në fushën e vet, pasi janë mësuar atje.

Dëshirojmë të kualifikohemi me rezultate bindëse dhe sot mund të kishim bërë më shumë, por duke qenë se nuk kemi qenë mirë gjatë javës është një fitore e madhe.

Siguria: Nuk jemi në nivelin e Realit dhe Barcelonës që të mos e diskutojmë fitore, por jemi në nivel mbi Larnen ndaj duhet të jemi të qetë. Nëse kualifikohemi do të jetë një hap i madh për të rikthyer besimin e skuadrës pas eliminimit në Championsi.

Grupet: Duke parë shortin besoj se mund të shkojmë në fazën e grupeve, pse jo. Minimumi është të sigurojmë Play-off-in, pastaj kush na bie atje në short nuk e dimë", tha Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat