Pas kthimit nga Prishtina, sulmohet autobusi i tifozëve të Rijekës në Beograd

Futboll

Pas kthimit nga Prishtina, sulmohet autobusi i tifozëve të Rijekës në Beograd

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:50
Tifozët e Rijekës

Në mëngjesin e sotëm rreth orës katër është sulmuar autobusi me tifozë nga Kroacia, të cilët ishin duke udhëtuar nga Prishtina, pas ndeshjes që pati ekipi i tyre Rijeka me Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Ligën e Konferencës.

Ndeshja është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes, ku skuadra kroate fitoi me rezultat 1:0.

Rreth 50 tifozë udhëtuan nga Kroacia në Prishtinë, ku pas përfundimit të takimit ata janë kthyer përmes Serbisë nën shoqërimin e policisë.

Sipas mediave kroate, ishin tifozët e Cërvena Zvezdës që e sulmuan autobusin, duke e bllokuar autostradën Nish-Beograd me disa vetura.

Sipas raportimeve, është lënduar shoferi i autobusit, teksa lëndime nga ana e tifozëve nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat