Shehi: Kemi shanse për kualifikimin

Futboll

Shehi: Kemi shanse për kualifikimin

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:35
Shehi

Ashtu siç pritej, potenca e “gjigandëve” turq të Besiktas ishte shumë e madhe për “bardheblutë” e Tirëns, të cilët janë mundur me rezultatin 3:1, në “Vodafone Arena” në përballjen e parë të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League.

Për ndeshjen një përfundim të saj, disa komente i bëri dhe tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi, i cili fillimisht foli për pretendimet që Tirana pati gjatë ndeshjes, si dhe shancet që kanë djemtë e tij për të arritur kualifikimin.

“E mira s’ka fund. Jemi të kënaqur me atë që dhamë edhe pse ka disa gjëra që mund t’i bënim më mirë.

Ndryshuam vendosje për të mos i dhënë gjerësi kundërshtarit pasi aty po vuanim dhe mendoj se ishim më të ekuilibruar më pas.

Jam i kënaqur deri diku.

Ne jemi koshient për forcën e kundërshtarit. Pas një ndeshje të parë dhe një informacioni të saktë kemi një ide më të qartë sesi të vendosemi dhe të interpretojmë ndeshjen e kthimit.

Pjesën e parë kundërshtari ishte në zotërim të topit, morëm 2 gola në tranzicion dhe goli i tretë po i njëjtë. Ishin të evitueshëm për mënyrën si erdhën. Goli i tretë ishte mundësia për ta evituar komplet”,- u shpreh fillimisht Shehi.

Më tej, tekniku “bardheblu” foli dhe për rastin e shpërdoruar përballë në zonën e turqve nga sulmuesi Kristal Abazaj, në minutën e 70’ të sfidës.

“Kristali është lojtar i shpejtë dhe ne futëm dy sulmues më pas me Florentin dhe kërkonte thellësi.

E bëri mirë. Futbolli ka raste të shënuara dhe të humbura. Patjetër do të ishte më mirë 2-1 sesa 3-1. Shpresa kemi edhe me 3-1 por 2-1 do të ishte më e madhe. Më vjen keq sesi u pësua goli në minutën e fundit”,- u shpreh në përfundim të fjalës së tij, Orges Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat