Ibra: Ishte “kafshë”, perfekt për dyshen e sulmit

Futboll

Ibra: Ishte “kafshë”, perfekt për dyshen e sulmit

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:31
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç gjatë karrierës së tij ka luajtur me shumë yje të futbollit.

Lojtarë të kalibrit botëror që në fushë bënin diferencën falë aftësive dhe kualiteteve që zotëronin.

Një prej tyre ia ka dalë të impresionojë edhe suedezin është Adriano, ish-sulmuesi i Interit. Ibra shprehet se braziliani është një prej më të mirëve që ai ka parë ndonjëherë në fushat e blerta.

Ibra shprehet se Adrianon e ka shijuar si shok skuadre te Interi, por edhe si kundërshtar kur Ibra kaloi te Milani.

“Kam ndarë fushën me shumë kampionë, lojtarë që ishin shumë të fortë, apo lojtarë që me kalimin e kohës u bënë shumë të mirë.

Një prej tyre mund të ishte bërë edhe më i miri nëse do të kishte pasur vazhdimësinë. E kam fjalën për Adrianon.

E takova te Inter dhe menjëherë i thashë presidentit të mos e largonte pasi unë doja të luaja me të, ishte sulmuesi që unë doja për të bashkëpunuar në sulm.

Adriano ishte “kafshë”, mund të godiste portën nga çdo pozicion. Askush nuk mund ta ndalte, për fat të keq nuk pati vazhdimësi.

Në jetën e një futbollisti 50% lidhet me pjesën e mentalitetit, pa atë është e vështirë të ecësh përpara.

jam argëtuar shumë me Adrianon në fushë, madje edhe kur e kisha si kundërshtar. Është një mëkat që ai nuk mundi të ishte aktiv për një kohë të gjatë, do të kishte arritur shumë në karrierë, për këtë jam i sigurt”, u shpreh Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat