Arsenali synon të nënshkruajë me Rayan

Futboll

Arsenali synon të nënshkruajë me Rayan

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:46
Rayan

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim serioz për David Rayan.

Gazetari i njohur, David Ornstein, bëri të ditur se klubin londinez po shqyrton marrëveshjen për të nënshkruar me portierin e Brentfordit.

Deri më tani thuhet se nuk është bërë asnjë ofertë, por Brentfordi është në dijeni për interesimin e Arsenalit.

Për spanjollin interesim ka shfaqur edhe Bayern, por besohet se ai preferon kalimin në “Emirates”.

“Topçinjtë” pritet që së shpejti të bëjnë një ofertë për 27-vjeçarin, në mënyrë që të përshpejtojnë bisedimet mes palëve.

David Raya me Brentfordin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat